Brigade logo
Causes is now part of Brigade – the world's first network for voters.
Join Brigade to take action on issues and elections that matter to you.
Take me to Brigade

Back to MBËSHTESIM PARTINË E GJELBËR

Për një mjedis të shëndetshëm

Ne e shikojmë qenësinë tonë të lidhur ngusht me mjedisin.
Nuk mund te kuptohet mirëqenia ekonomike e propozuar nga partië e tjera, pa siguruar
më parë një mjedis të shëndetshëm për ne që jetojme sot dhe për të ardhmen e femijëve
tanë.
Ne jetojmë në një territor të zhveshur nga erozioni dhe të mbuluar nga betoni, jetojmë në
zona të pyllëzuara pa pyje, duke thithur ajrin që shkakton sëmundje serioze, jetojmë me
ndotjen e ujit dhe tharjen e burimeve. Ne po jetojmë pa bukurinë e lagunave, lumenjëve,
deteve dhe bukurive të tjera natyrore. Po jetojmë pa shumëllojshmërinë e bimëve,
kafshëve, shpendëve, peshqëve të cilët rriteshin më parë së bashku me ne. Ne po jetojmë
shkatërrimin e parqeve dhe sipërfaqeve të gjelbëra.
Shqipëria po përjeton një situatë tepër skandaloze dhe të rezikshme.
Shumica e makinave në vendin tonë e ka kaluar moshen 15 vjecare dhe kjo duket nga
bloza dhe tymi i zi që ato clirojne cdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Shqipëria duhet
të ketë treguesit Evropian të ndotjes dhe jo të jetë vëndi më i ndotur në Evropë.
Misioni i jonë është ti përgjigjemi politikisht krizave ekologjike duke patur qytete dhe
qendra plotë gjallëri, ku cilësia e jetës është e lartë.
Çdo gjë që siguron natyra duhet të shikohet si vlerë e përbashkët .Mbrojtja e këtyre
të përbashkëtave është pjesë e përgjegjësive politike dhe ekologjike të Partisë së
Gjelbër. Ne mbështetim fort nevojën për të jetuar me mjetet tona ekologjike. Ne duhet të mbajmë
diversitetin biologjik dhe të reagojmë dhe veprojmë konkretisht mbi ndryshimin
klimaterik, të luftojmë ngrohjen globale nëpërmjet përdorimit të qëndrueshëm të
resurseve të rinovueshme dhe përdorimit me kujdes të resurseve jo–të riciklueshme.
Pasuria e vendit, e prodhimit, e konsumit dhe e tregtimit po kontribuon në varfërinë e
vazhdueshme të pjesës më të madhe të resurseve duke shkaktuar një degradim të madh të
mjedisit.
Ne kërkojmë që politikat ekonomike dhe tregtare të shërbejnë për objektivat sociale dhe
mjedisore, dhe jo vetëm si tregues ekonomik të rritjes së prodhimit.
Përgjigja jonë është eko-zhvillimi, i cili integron objektivat mjedisore, sociale dhe
ekonomike për të mirën e përgjithshme.
Zhvillimi i gjithanshëm ekonomik i vendit kërkon që vendimet dhe veprimet duhet të
ndërmerren duke ndjekur sistematikisht një politikë paqësore mjedisore në dobi të
ruajtjes së burimeve natyrore.
Secili ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.
Gjithkush ka përgjegjësinë të mbrojë dhe të rregullojë mjedisin për të mirën e të tashmes
dhe të ardhmes për brezat që do vijnë . Secili ka të drejtën e plotë të informohet mbi lejet
e ndryshme të mjedisit përfshirë të drejtën e informimit për manipulimet gjenetike.
Çdo person ka të drejtë të kundërshtojë kur konstaton shkatërrime të mjedisit.
2. Ruajtja e gjithanshmërisë biologjike
Proceset e natyrës janë të kërcënuara nga aktivitetet njerëzore. Për ta parandaluar këtë
fenomen ne mendojmë se nevojitet hartimi i një kuadri ligjor që do të bënte të mundur
ndalimin e varfërimin te burimeve të natyrës si një çështje me interes të përgjithshëm.
Ruajtja e florës e faunës dhe shumëllojshmëria e llojeve janë prioritet të politikave tona.
Veprimtaria njerëzore duhet bërë duke pasur parasysh natyrën, ashtu që gjithanshmëria e
llojeve, të ruhet dhe të zhvillohet. Shqipëria duhet të kujdeset për ruajtjen e
shumëllojshmërisë së kafshëve, shpendët dhe peshqit.
Livadhet dhe kullosat me lloje të pasura duhet mbrojtur. Mbrojtja e plazheve nuk duhet të lihet pas dore.

to comment