Back to Children's Human Rights Centre of Albania - CRCA Albania

SHOQËRIA CIVILE DHE AVOKATI I POPULLIT BËJNË THIRRJE PËR NDIHMA PËR QYTETARËT E BLLOKUAR NGA BORA NË VERI TË SHQIPËRISË

THIRRJE E HAPUR

SHOQËRIA CIVILE DHE AVOKATI I POPULLIT BËJNË THIRRJE PËR NDIHMA PËR QYTETARËT E BLLOKUAR NGA BORA NË VERI TË SHQIPËRISË

Të nderur kolege e miq,

Duke pare situaten dramatike te koheve te fundit, rrjedhoje e motit te keq qe ka prekur gjithe vendin tone, Avokati i Popullit z. Igli Totozani ka inicuar nje takim me aktoret kryesore te shoqerise civile sot në mesditë në Tiranë. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte inicimi i një plani ndihme të pëbashkët midis zyrës së Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile, për t’i ardhur në ndihmë me ushqime të gjithe qytetarëve që janë bllokuar nga bora në Shqipëri.

Sipas të dhenave paraprake, zonat me problematike, ku popullata po vuan mungesen e ushqimeve bazë, dhe përgjithësisht miellit për bukë, jane: Puka, Kukësi, Dibra dhe Tropoja. Ne kete takim, u ra dakort qe te ndermarren të gjitha masat e nevojshme për të koordinuar përgjgjen e shoqërisë civile per t'i ardhur ne ndihme banoreve të këtyre zonave!

Sot, kërkohet kontributi i te gjitheve, si individ apo perfaqesues te shoqerise civile, ne miell ose në kontribut monetar. Ndihmat do të shpërndahen nëpër rrjeteve të shoqërisë civile në këto zona për të gjithë personat që janë në nevoje emergjente për ushqim.

Keto ndihma do te mblidhen ne perputhje me rregullat qe kerkohen, ne menyre qe te mberrijne ne destinacionin e duhur! Ndihma e çdo organizate dhe personi që dhuron do të rregjistrohet dhe do te behet publike. Afati maksimal I dhurimit të ndihmave është 17 shkurt 2012, e Premte, ora 12.00.

Personi I kontaktit: Migena Mollanji
Shoqata "Ne Dobi te Gruas Shqiptare"
Tel: 00355 4 22 47 502
Cel: 00355 67 21 98 530
Adresa: Shoqata NDGSH, Rr "Naim Frasheri" Nr.6
Tirane, Shqiperi

1 comment

to comment