Pledge to DAL NE PROTESTE NE DATE 8 MARS PERPARA KQZ!

Progress

68 pledged
932 more needed

This pledge closed 5 months ago

KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESËMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË


Përpara KQZ-së!

8 MARS 2013, e Premte, ora 09.30

MANIFESTIM ME BILBILA PËR TË KËRKUAR ZBATIM RIGOROZ TË KUOTËS GJINORE!

E/I Nderuar Zonjë/Zotëri,

Përcaktimi i Kodit të Ri Zgjedhor, sipas ndryshimeve të fundit, për t'i imponuar çdo force politike që në listat e tyre të kandidatëve të ketë 30% nga gjinia më pak e përfaqësuar dhe në çdo tre emrat e parë një kandidate grua, nuk është më detyrues në zbatim.

KQZ-së, gjatë miratimit të udhëzimit për dokumentacionin që duhet të shoqërojë listat shumë emërore të partive, ka vendosur që për të gjitha ato subjekte zgjedhore që nuk plotësojnë kriterin e barazisë gjinore të gjobiten me vlerë monetare për këtë shkelje, por jo t'iu refuzohet lista apo kërkohet shpjegime. Mjafton që çdo forcë politike të paguajë një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra dhe mund të regjistrojë në KQZ çdo listë shumë emërore rajonale, pavarësisht nëse ajo nuk e plotëson kriterin e përfaqësimit gjinor.

BARAZIA E GRAVE NUK SHITET PËR 10 MILIONË LEKË!

Dil dhe PROTESTO! Bashkohu me ne në datë 8 MARS, Ditën Ndërkombëtare të Grave, përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të protestuar për këtë vendim të KQZ-së dhe për të kërkuar nga forcat kryesore politike në vend zbatim të kuotës gjinore.

Manifestimi do të zhvillohet përpara KQZ-së, ditën e Premte, më 8 Mars, duke filluar nga ora 09.30. Sillni me vete pankartën dhe bilbilin tuaj! Ngrini zërin tuaj përt këtë padrejtësi ndaj grave! 

REAGO!


to comment